Egnatia po i përligj pritshmëritë në këtë edicion të ri futbollistik, teksa pas 5 javësh mban vendin e parë me 10 pikë, po aq sa edhe Tirana.
Rrogozhinasit konsiderohen si një prej ekipeve më cilësore sa i takon organikës. Diçka të tillë po e dëshmojnë dhe në fushën e lojës.
Pas humbjes në javën e parë me Skënderbeun, Egnatia ka arritur që të marrë tri fitore dhe të barazojë në një sfidë: me Partizanin në “Arenën e Demave”.
Skuadra e Edlir Tetovës ka si synim minimal pjesëmarrjen në fazën e “Final Four”, për të shpresuar më pas edhe titullin kampion.
Raphael Dwamena është lideri i kësaj skuadre që po shkëlqen në Superiore. 28-vjeçari ka shënuar 9 gola mes kampionatit dhe ndeshjeve ndërkombëtare, teksa realizoi edhe në miqësoren me Interin.
10 gola në 8 ndeshje në total janë një tregues i qartë se ganezi është “lokomotiva” që tërheq skuadrën. Dwamena ka marrë dhe shiritin e kapitenit dhe po bën mjaft mirë.
Suksesi i fundit u regjistrua përballë bardhezinjve të Laçit me rezultatin 2-1, sfidë ku golat e fitores u realizuan nga Dwamena dhe Spahiu.