Granit Xhaka ka treguar mbështetje për ish-skuadrën e tij, Arsenalin, që sot e zhvillon derbin e Londrës veriore, ndaj Tottenham Hotspur.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00, në “Emirates Stadium”.
Xhaka shpërndau në llogarinë e tij një fotografi nga ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Emirates”, e cila ishte fituar nga “Topçinjtë” me rezultatin 3:1.
Mesfushori nga Kosova kishte shënuar golin e tretë të asaj ndeshjeje, që ishte zhvilluar sezonin e kaluar.
Kujtojmë se Xhaka u largua nga Arsenali në verën e këtij viti, për t’u transferuar te Bayer Leverkuseni.