Tairi, talenti i ri që debutoi për Besën!
Skuadra e Besës nga Dobridoli sot shënoi fitore ne derbi ndeshjen kundër Kozhufit nga Gjevgjelia me rezultat 2-0.
Së fundi sulmuesi i talentuar Egzon Tairi ka debutuar për skuadrën e Besës, duke hyrë në lojë në minutat e fundit të lojës në vend të Izair Eminit, që edhe sot shënoi gol-atë të avantazhit.
Ndryshe, Tairi është nipi i pronarit të KF Besa, Muhamet Tairi. Besa pas javës së 6-të në Ligën e dytë kryeson renditjen me 15 pikë, sa ka edhe Kozhufi në vendin e dytë.