Skuadra e Bashkimit nga Kumanova barazoi 2:2 në ndeshjen e javës së 6-të të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut kundër Sasës nga Makedonska Kamenica..
Në lidhje me takimin, ka folur përmikrofonin e Open-TV, kapiteni Burhan Aliji: "Është për të ardhur keq që nuk fituam, na duhet qasje më serioze në ndeshje".
Ai tha se është i zhgënjyer nga rezultati, edhe pse skuadra në përgjithësi luajti mirë.
Sipas tij, Bashkimi është dashur të shënoj së paku edhe dy gola.
Aliji shtoi se ekipi duhet të ketë një qasje më serioze në lojë.
Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni deklaratën e Burhan Alijit, i cili shënoi një gol.