Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, ka vazhduar me rezultate fantastike në elitën e futbollit të Kosovës.
Ballkani ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës., në takimin e javës së 6-të.
Therandasit deri me tani kanë 4 fitore e një barazim dhe një ndeshje me pak të luajtur.
Mysafirët avancuan me golin e Hazrollajt në minutën e 7-të.
Vendasit shpejt mobilizohen dhe përmbysin epërsinë e rivalit duke iu falënderuar golave të Halilit në minutën e 21-të dhe Gripshit në atë të 29-tën.
Zyba në minutën e 75-të thelloi epërsinë në 3:1. Mysafirët kundërpërgjigjen shpejt përmes Aliut në minutën e 77-të, 3.2.
Java e 6-të
Llapi - Gjilani 2:1
Ballkani - Malisheva 3:2
Liria - Feronikeli 74 3:5
Drita - Prishtina 3:0
Dukagjini - Fushë Kosova 1:0
Renditja
1. Llapi 6 4 1 1 10:4 13
2. Ballkani 5 4 1 0 9:4 13
3. Malisheva 6 3 0 3 14:9 9
4. Drita 5 2 3 0 8:3 9
5. Prishtina 6 2 3 1 7:6 4 9
6. Liria 6 1 3 2 6:8 6
7. Dukagjini 6 1 3 2 4:7 6
8. Feronikeli 6 2 0 4 8:15 6
9. Gjilani 5 1 1 3 3:5 4
10. Fushe Kosova 5 0 1 4 4:12 1
Në javën e shtatë do të takohen: Prishtina - Dukagjini, Fushë Kosova - Ballkani, Feronikeli 74 - Drita, Gjilani - Liria dhe Malisheva - Llapi.