Vëllaznimi i Gjakovës kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Vëllaznimi i jep një flakaresh të fortë Trepçës ’89 së favorizuar, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së pestë të LIgës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Golashënues është futbollisti Effiong Ekemini.
Trepça e Mitrovicës ka barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën e Skenderaj.
Java e pestë - Grupi A
Rahoveci - Rilindja 1974 1:0
Istogu - Suhareka 1:1
Phoniex - Dinamo 0:2
Trepça '89 – Vëllaznimi 0:1
Trepça – Drenica 1:1
Pas javës së pestë, Dinamo kryeson me 13 pikë, pasojnë Suhareka me 10, Trepça '89 8, Rahoveci 8, Vëllaznimi 7, Trepça 7, Drenica 6, Rilindja 4, Istogu 4 dhe Phoniex 2 me pikë,
Në javën e 6-të do të takohen: Drenica - Rilindja 1974, Trepça - Phoniex, Suhareka - Trepça '89, Dinamo - Istogu dhe Vëllaznimi - Rahoveci.