Roma udhëton në Torino për një ndeshje tjetër të rëndësishme në Serie A!
Torino regjistroi fitoren më të madhe të sezonit në xhiron e fundit, por fatkeqësisht për ta, ashtu bëri edhe Roma.
Futbollistët e Ivan Juric arritën që ta mposhtin Salernitanan 3-0 të hënën në mbrëmje, duke arritur fitoren e tretë këtë sezon në Serie A pa pësuar gol, një shifër kjo që barbartë me liderët, Inter Milan.
Ndeshjet që janë zhvilluar në Olimpico të Torinos janë jashtëzakonisht të luftuara muajt e fundit, ku në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në këtë stadium nuk janë shënuar më shumë së dy gola. Në fakt, herën e fundit që janë shënuar dy gola në këtë stadium në Serie A ishin në tetor të vitit të kaluar ku shënonte AC Milan.
Roma ka tri pikë më pak se vendasit derisa e ka filuar ngadalë sezonin, por ata arritën që të fitonin në dy ndeshjet e fundit, fillimisht duke deklasuar Empolin me rezultat 7-0 dhe pastaj duke mposhtur Sheriff Tiraspolin me rezultat 2-1.
Klubi nga kryeqytetit synon që të vazhdojë me këtë momentum të mirë për të fituar edhe ndeshjen e radhës.
Zapata dhe Radonjic janë në sulm sonte për Torinon kurse sulmi i Romës përbëhet nga Lukaku dhe El Shaarawy.