Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani po vazhdon me formën e lartë në Rumani,i cili para pak çastesh ka shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Clujit, për të kthyer epërsinë e Rapid Bukureshtit.
Rrahmani shënoi në minutën e 51-të për rezultatin 2:1, teksa festimin e golit e bëri në mënyrë të veçantë.
Ai ngriti duart duke bërë shqiponjën.
Për 23-vjeçarin është ky goli i tij i gjashtë në elitën e futbollit rumun.