Me fitore minimale 1:0 për vendasit ka përfunduar derbi i xhiros së dytë të Ligës së Tretë – Veri ndërmjet BVK Konjare dhe Shkëndijës së Haracinës.
Golashënuesi i vetëm që përcaktoi fituesin ishte kapiteni Kristian Ristovski në minutën e 42-të nga goditja e lirë.
Me golat e Avdulait dhe Etemit, Fortuna festoi me rezultat 2:0 ndaj Euromilk GL.
SSK Nova pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Bashkimit Luboten me rezultat 0:3, dhe mysafirët arritën në fitore me golat e Jusufit dhe golashënuesit të dyfsihtë, Murati.
Besa Vlazrimi ka shënuar fitoren më të lartë në raundin e dytë, pasi ka deklasuar Kadinon në shtëpi me rezultat 5:0. Ajdini shënoi për 1:0 në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan: Nuredini, Bajrami, Fetai dhe Demiri.
Kumanovo fitoi me lehtësi tre pikë pasi mposhti 3:0 ndaj Petrovecit me golat e Tasevskit, Iljazit dhe Jovanovskit.
Rinia dhe skuadra e ligës së dytë të vitit të kaluar Pehçeva e Shkupit ndanë pikët duke luajtur 2:2. Të katër golat u shënuan në pjesën e parë. Për vendasit shënuan Arifi dhe Miftari, ndërsa për mysafirët Mehmeti dhe Nakov.
Buteli fitoi 3:2 ndaj Aerodromit në shtëpi. Për vendasit shënuan Kalçev, Uroshevski dhe Karaivanov, ndërsa për mysafirët Ristovski dhe Stojanov.