Stiven Shpendi debutoi për herë të parë si titullar në këtë sezon me Empolin në ndeshjen kundër Inter.
Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë qëndroi në fushë 78 minuta duke marrë edhe një vlerësim pozitiv për performancën ndaj zikaltërve, pavarësisht se në fund skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-1.
Së fundmi, 20-vjeçari zbulon se është një tifoz i madh i zikaltërve dhe se ëndrra e tij është të luajë me Interin. Por, jo vetëm pasi te zikaltërit kërkon edhe vëllain e tij, Cristian që aktualisht është pjesë e Cesenas në Serie B.
“Unë dhe vëllai im, që fëmijë të vegjel kemi mbështetur gjithnjë Interin.
Një ëndërr e jona e përbashkët është të luajmë të dy në Serie A me fanellën e Interit”, u shpreh Shpendi.