Derbi i Madridit, përfundoi me fitoren e Atleticos që mposhti Realin me shifrat 3-1 teksa një sfidë e tillë nuk mund të mos prodhonte edhe një moment tensioni. Në minutat e fundit të ndeshjes ishte Jude Bellingham që nuk i mbajti nervat dhe ndërhyri ashpër në dëm të Angel Correas.
Britaniku ia hodhi me një karton të verdhë edhe pse Diego Simeone, stafi dhe të gjithë lojtarët e Atleticos pretenduan për një karton të kuq. Mes gjithë protestave, Cesar Azpilicueta iu afrua Bellingham dhe i kërkoi të ishte Fair-Play në fushë.
E menjëhershme kundërpërgjigja e britanikut, i cili ia bëri të qartë mbrojtësit se Atletico nuk është nga ato skuadra që mund të kërkojë lojë të drejtë në fushë.
“Fair-Play? Lej këto tani, keni futur katër herë dy ose më shumë topa në fushë për të vonuar lojën”, iu drejtua Bellingham, Azpilicuetës. Spanjolli nga ana tjetër vendosi të mos e vijonte më shumë debatin dhe u tërhoq pas fjalëve të Bellingham.