Barcelona vazhdon të jetë në hetim për skandalin e çështjes “Negreira”, në të cilin u akuzuan për ryshfet për gjyqtarët për disa vite.
Gjiganti katalunas përkundër se e ka nisur për mrekulli kampionatin, ata mund të bien në Segunda Divison dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i La Ligas, Havier Tebas. I pari i futbollit spanjoll ka thënë se nëse gjenden prova, atëherë Barcelona do të bie një kategori më poshtë.
“Dënimi për rastin Negreira varion nga një paralajmërim në rënien në divizionin e dytë.
Nëse gjyqtari thotë kështu…atëherë po Barça do të bjerë. Këtë vendos gjyqtari, siç bëri me Elçen disa vite më parë. E vetmja fuqi që kisha ishte të dënoja disa fakte dhe unë do t’i dënoja. Sanksionet nuk janë përgjegjësia ime.
“Rruga është e gjatë, por ka sjellje që nuk kanë shpjegim, po hetohen procedurat. Klubi mund të dënohet, por edhe drejtorët mund të lirohen.
Gjithçka është e mundur”, tha presidenti i La Liga-s, Havier Tebas gjatë një interviste për Movistar+.
Raportohet se janë zbuluar disa dokumente që vërtetojnë se Barça nuk ishte e përfshirë në ndonjë keqbërje në rastin “Negreira” dhe Barcelona gjithashtu ka mohuar me forcë çdo shkelje të ligjeve.