Gjatë një interviste për “Deporte Plus+”, numri një i Ligës Spanjolle ka lënë të kuptophet se Mbape mund të jetë “ylli” i radhës që mbërrin në gadishullin Iberik.
Mes pyetjesh e temash që ka prekur Tebas ka qenë dhe ajo që ka të bëjë me të ardhmen e Kilië Mbapesë dhe mundësinë e firmës së tij me Realin e Madridit.
Pa përmendur skuadër, Tebas ka nënvizuar se shanset që francezi të shkojë në Spanjë në sezonin 2024-25 janë shumë të mëdha.
“I bindur 100% jo, asnjëherë nuk mund të flasësh me siguri të plotë.
Por unë mendoj se vitin e ardhshëm Mbape do të jetë në La Liga me 70-80% të shanseve”, tha ai.
Tebas gjithashtu ka folur dhe për përplasjet dhe dallimet me numrin një të Realit, Florentino Perez. “Kemi dallime të shumta dhe të thella për nga mënyra se si e shohim të ardhmen e futbollit në Europë”.