Gjashtë skuadrat shqiptare mësojnë rivalët në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadrat shqiptare që janë në të tetën e finales, Shkëndija e Tetovës, Struga Trim Lum, Shkupi, Gostivari, Bashkimi dhe Voska Sport.
Shkëndija do të ketë një detyrë të vështirë ndaj skuadrës së Rabotniçkit, ndërsa shorti solli edhe një duel interesant mes skuadrave Voskës dhe Strugës TL
Bashkimi i Kumanovës ka punë të zorshme në Kratovë me Sileksin.
Brera do të presë Gostivarin, ndërsa Shkupi do të ndeshet me Ohrin.
Ballafaqimet
Rabotniçki - Shkëndija
Vardari - Makedonija GP
Bregallnica – Jang Tim
Sileksi – Bashkimi
Pelisteri – Tikveshi
Brera – Gostivari
Shkupi – Ohrid
Voska – Struga TL