Edhe pse Roma nuk po kalon një moment të mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Romelu Lukaku-n, i cili arriti të gjejë golin e tretë radhazi.
Gjiganti belg, në fakt, ka shënuar gjithmonë që kur ka veshur fanellën e verdhekuqve, me përjashtim të ndeshjes debutuese kundër Milan-it, në të cilën pati mundësinë të dilte në fushë vetëm për 25 minuta lojë.
Megjithatë, ka nga ata që preferojnë Marcos Thuram ndaj sulmuesit të Roma-s. Bëhet fjalë ish-lojtarin e Milan-it dhe Inter-it, Mario Balotelli, i cili foli kështu në mikrofonat e TV Play:
“Për vizionin që kam për futbollin, preferoj Thuram-in shumë më tepër se Lukakun, por në vitet e Inter-it të Contes, Lukaku ishte shkatërrues.
“Thuram është më shumë një lojtar teknik, ndërsa Romelu e përdor shumë fuqinë e tij”.