Komisioni i Garave pranë FFM-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim me të cilin fusha e KF Bashkimi 1947 Kumanovë pezullohet për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit dhe kupës kur është nikoqir ekipi i Bashkimit 1947 Kumanovë.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryetari i klubit, Armend Destani.
“Mendojmë se do të marrim një ndëshkim të vogël, pasi incidenti është hiperbolizuar me qëllim.
Nëse do të ishte incident i madh referët do ta ndërprenin lojën, pra ishte një incident i vogël, i cili u qetësua menjëherë dhe ndeshja vazhdoi”, deklaroi për Open-TV Armend Destani, kryetar i KF Bashkimit.
Incidenti ndodhi në ndeshjen e fundjavës së kaluar (java e 6-të) Bashkimi-Sasa nga Makedonska Kamenica, ndeshje që përfundoi 2-2.