Edi Martini është trajneri më i ri i Teutës.
Pas shkarkimit të trajnerit Longo, durrsakët i kanë besuar drejtimin një njohje të vjetër.
Kjo është hera e pestë që Martini rikthehet në stolin e Teutës.
Tekniku shkodran është më i suksesshme në historinë e durrsakëve, me të cilët ka fituar 4 trofe.
Martini ka fituar me Teutën titullin kampion, kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë.