Toney në radarët e “Topçinjve”!
Pavarësisht se është i pezulluar që prej muajit maj, pas vërtetimit të akuzave për trukime ndeshjesh, sërish “bomberi” anglez, Ivan Toney mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga “gjigandët” e Premier Leauge në merkaton e dimrit, me 27-vjeçarin që shumë shpejt mund të shohë largimin nga “bletët” e Brentford.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, për kartonin e Toney interesohen “topçinjtë” e Arsenal, të cilët e pëlqejnë shumë profilin e lojtarit dhe janë të gatshëm të paguajnë “faturën” prej 65 milionë eurosh të Brentford.
Në krahun tjetër, në rast kalimi tek Arsenal, “bletët” e Premier League duhet të shohin për një zëvendësues për majën e sulmit, teksa deri më tani emrat janë 3, danezi, Jonas Ëind nga Ëolfsburg, greku, Vangeliz Pavlidis nga AZ Alkmaar dhe braziliani, Marcos Leonardo nga Santos..