Lecce pas tre fitoreve dhe dy barazimeve, sonte njoftohet me humbjen e parë në Serie A.
Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është paraqitur titullar për Lecce-n dhe u zëvendësua në minutën e 69-të.
Cila është nota për Ramadanin.
Ramadani u vlerësua me notë 6.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Adrien Rabiot i Juventusit është lojtar i ndeshjes.
Është vlerësuar me notë 8.4.
Rabiot ka asistuar në minutën e 57-të, ndërsa futbollisti Milik ka realizuar për fitoren 1:0 të Juves.