Granit Xhaka e feston sot ditëlindjen e 31-të.
Dhe, futbollisti nga Kosova e ka marrë një urim special nga vëllai i tij, Taulanti.
Mesfushori i Baselit e bëri një postim në Instagram, përmes së cilit e kujtoi fëmijërinë e përbashkët me futbollistin e Bayer Leverkusenit.
“Të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar Taulanti për ish-futbollistin e Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.
Granit Xhaka konsiderohet si njëri prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori.