Barcelona u ndal në një barazim 2-2 në transfertë ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit teksa një prej golave të ndeshjes e shënoi pikërisht sulmuesi i Kosovës. pas sfidës, trajneri i katalanasve,
Xavi Hernandez theksoi se skuadra e tij la dy pikë të çmuara ndërsa theksoi se të tijtë gabuan në mënyrë fëmijënore.
“Skuadra bëri gabime serioze dhe humbëm dy pikë me shumë vlerë. E dinim që ndaj Mallorcas nuk do të kishim shumë mundësi dhe nuk ishim mjaftueshëm të mirë për t’i shfrytëzuar shanset që patëm.
Ishte një ndeshje të cilën duhej ta fitonim, goli i dytë i Mallorcas erdhi si pasojë e një gabimi fëmijënor nga ana jonë.
“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
Kishim faj edhe në golin e parë, dhe më pas kur dukej se do ta kthenim ndeshjen, pësuam edhe të dytin. Ishim më të mirë se Mallorca, por duhet të përmirësohemi ende.
Vitin e shkuar mbrojtja na dhuroi shumë siguri, kishte qëndrueshmëri. Ndërsa me Mallorcan pashë gabime të pafalshme”, u shpreh Xavi.