Atletico Madrid nuk do të mund të llogaritë për disa javë në shërbimet e sulmuesit argjentinas, Angel Correa.
Kjo pasi ai ka mbetur i lënduar nga ndeshja me Real Madridin, ku Atletico fitoi me rezultat 3-1.
Argjentinasi u lëndua pas një ballafaqimi me Jude Bellingham, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Sipas mediave spanjolle, Correa pritet të mungojë deri në mes të tetorit.
Te skuadra e Diego Simeone tashmë janë të lënduar Thomas Lemar, Reinildo Mandava, Caglar Soyuncu, Pablo Barrios dhe Rodrigo De Paul..