Borussia Dortmund e përfundoi në mënyrë dramatike sezonin e kaluar të Bundesligës teksa verdhezinjtë edhe pse e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin me Bayern Munich, sërish nuk mundën të festonin titullin.
Gjithçka varej nga vetë Dortmund që në javën e fundit “hodhi një hap fals” duke barazuar 2-2 me Mainz.
Një fund i dhimbshëm, teksa Sebastian Haller guxon dhe shprehet se më shumë vuajti humbjen e titullit në javën e fundit se sa gjithë peripecitë që iu desh të kalonte nga një sëmundje e keqe si kanceri.
“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
“E vërteta është se titulli i humbur me Dortmund në javën e fundit të kampionatit, ishte më i dhimbshëm edhe se kanceri. Kur je i sëmurë nuk ke se çfarë të bësh, duhet ta pranosh dhe të mundohesh të shohësh përpara.
Por, kur e ke titullin në dorë është shumë më ndryshe. Në atë moment duhet ta pranosh me shumë dhimbje se ke gabuar dhe se nuk ke marrë vendimet e duhura”, u shpreh Haller.