Pas marrjes së shiritit të kapitenit, Lautaro Martinez e pret edhe rinovimi i kontratës me Interin, skuadër ku luan prej verës së vitit 2018.
Sulmuesi argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar 2022, u shpall kapiteni i ri i skuadrës së Simone Inzaghit pas largimit të portierit Handanovic.
26-vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin e ri.
Dhe deri tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 5 gola në po kaq ndeshje.
Ndërkohë që shënoi edhe në takimin e parë në Champions League. Duke evituar humbjen e Interit kundër Real Sociedad në Spanjë (1-1).
“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
Lautaro ka kontratë deri në 2026 me zikaltrit, por drejtuesit duan ta zgjatin bashkëpunimin me të edhe për dy vite të tjera.
Rinovim deri në 2028 dhe rritje e pagës sezonale. Sulmuesi latin përfiton aktualisht 6 mln euro + bonuse.
Djemtë e Inzaghit zbresin në fushë sonte në mbrëmje. Kundër Sassuolos në Serie A.