Duket se mes Napolit dhe Viktor Osimhen nuk ka më asgjë, me sulmuesin nigerian që ka bërë gati valixhet për t’u larguar përfundimisht nga kampionët e Italisë.
Ai që e nisi këtë luftë ishte pikërisht Osimhen me nervozizmin e tij kundrejt trajnerit Rudi Garsia pas zëvendësimit në ndeshjen me Bolonjën.
Por “goditjet” e njëpasnjëshme erdhën pikërisht nga vetë klubi, i cili postoi disa video në “TikTok” ku tallej keq me nigerianin për shkak të penalltisë së humbur në fundjavë dhe më pas u fshi.
Kjo ka bërë që agjenti i Osimhen të nisë një luftë ligjore me Napolin për shkak të talljes kundërjt lojtarit.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi Osimhen duket se i vuri kapakun çdo gjëje me veprimin e fundit që bëri në “Instagram”, duke fshirë çdo foto që kishte me Napolin, madje dhe ato të fitimit të titullit.
Tashmë pritet reagimi nga vetë klubi “axurr”, nëse do ta shesë që në janar nigerianin, apo dhe më keq, t’i ndërpresë kontratën pa ardhur ende dimri.