Sipas ‘Estadio Deportivo’, që konfirmon zërat e nisur në Itali nga ‘Interlive.it’, Interi do të ishte gati të hidhej në sulm për Isco Alarcon për qershorin e 2024-ës, kur i skadon kontrata me Betis-in.
Fantazisti 31-vjeçar, i cili u transferua me kosto zero pas përfundimit të eksperiencës së tij me Sevilla-n, po shkëlqen nën urdhrat e Manuel Pellegrini-t, duke u rikthyer në nivelet optimale pas sezoneve shumë të vështira të kaluara te Real Madrid.
Sipas burimit të lartpërmendur, nuk ka gjasa që ai të lëvizë në merkaton e janarit, ndërsa Inter-i duket se po punon ta sigurojë për sezonin e ardhshëm dhe të bindur lojtarin që të shkojë në Milano me një pagë të rëndësishme.
Merkato nuk fle kurrë, Marotta dhe Ausilio, gjithmonë të vëmendshëm ndaj parametrave zero, janë në gatishmëri, gati për të shfrytëzuar rastin.