Jo vetëm lajme pozitive për Bayern Munich, i cili dje kaloi fazën e 1/32 të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur 4-0 Munsterin. Në fakt, gjatë ndeshjes, Serge Gnabry pësoi një frakturë në prakrahun e majtë.
Përgjigja erdhi para përfunditmit të sfidës, falë një ekzaminimi me rreze X.
Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, foli edhe për këtë dëmtim në kanalet zyrtare të klubit.
“Serge do të operohet nesër dhe d otë mungojë për disa javë.
Është shumë e hidhur për të personalisht, por edhe për ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një person i madh”, është shprehur trajneri.