Humbja e Rrogozhinës nuk ak shkaktuar dëme të ëmdha në Lac. Skuadra kurbinase të cilën që prej javës së dytë e drejton ish-sulmuesi Skerdi Bejzade, ka dhënë sinjale shumë interesante pasi ndërtoi njën grup të bazuar tek të rinjtë e ekipeve kombëtare dhe emra interesantë të rritur në disa nga akademitë e vendit. Të kombinuar me disa lojtarë të konfirmuar tashmë, ata po bëjnë mirë në një sezon që është ende në hapat e parë.
Këtë të enjte Kurbinin e viziton Dinamo City e etur për pikë pas vetëm një suksesi në 6 javët e para dhe për kbardhezinjtë ky është një duel ku mund të tregojnë se sa është pesha e skadrës aktualisht.
Kështu, në portë Dajsinani do të paraprihet nga mbrojtja me katër ndërsa në mesfushë Ujka vazhdon të mbetet një pikë e rëndësishme referimi për grupin aktual.
Laçi nuk ka mungesa të rëndësishme për sfidën që do të nisë në orën 15:00 dhe do të mbyllë javën e pestë të Kategorisë Superiore. Skuadra po stërvitet me ritëm të plotë por gjithsesi kalendari i ngjeshur mund të reflektohet në këmbët e të rinjve dhe pjesës tjetër të grupit.
Momentalisht, Laçi renditet në vendin e 6 me 7 oikë ndërsa sukseset ndaj Vllaznisë dhe Teutës 6-1 reflektuan rritjen e skuadrës kurbinase që këtë sezon ka objektiv rikthimin në kupat europiane.