Llapi si Barcelona, fiton me përmbysje spektakolare në Malishevë.
Malisheva tronditet në finish!
Malisheva ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Llapi i Podujevës, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Oshafi ka shënuar në minutën e 21-të për epërsinë e vendasve.
Në minutën e 48-të, akordohet penallti për Malishevën dhe Blakçori përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, megjithatë gjyqtari pas shikimit të VAR anulon vendimin e tij.
Në minutën e 53-të Malisheva shton epërsinë përmes Brutit por pas pesë minutave (58’) llapjanët kundërpërgjigjen falë Hysenit që shënoi me kokë, 2.1.
Në minutën e 90-të, Januzi ka barazuar rezultatin (2:2).
Në minutën e 90+7, Muhamet Hyseni i saktë nga penalltia, shënon për 2.3 për Llapin.
Llapi i Tahir Batatinës humbjen nga 2:0 e ka shndërruar në fitore me 2:3.
Llapi kryeson me 16 pikë dhe ka 7 më shumë se Malisheva në pozitën e 4-të,
Në fundjavë Ballkani e pret Llapin dhe Malisheva i shkon Lirisë.