Liria e Prizrenit është thelluar në krizë, sot ka pësuar edhe një humbje, kësaj radhe në Gjilan.
Gjilani ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Lirisë së Prizrenit.
Futbollisti Edi Basha ka shënuar nga penalltia në minutën e 55-të.
Gjilani është në vend të gjashtë me 7 pikë dhe Liria në të 7-tin me 6 pikë pas 7 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.
Në fundjavë Drita e pret Gjilanin dhe Liria takohet me Malishevën.