Trajneri Senad Alirifaj, është shprehur pas humbjes se referimi ishte i njëanshëm dhe disa vendime ndikuar në rrjedhen e lojës, megjithatë ai u nda i kënaqur me paraqitjen e ekipit.
Malisheva e kishte epërsinë prej 2:0 ndaj Llapit, megjithatë llapjanët e rikthyen rezulatin dhe e fituan këtë ndeshje në minutat e fundit me penallti.
“Ne ishim më të mirë dhe dominuam në fushë deri në momentin kur pranuam golin e parë. Prej fillimit të ndeshjes, referimi ishte i njëanshëm dhe disa vendime kanë ndikuar në rrjedhën e lojës.
Nuk na u dha një penallti, e cila ishte e pastër pas ndërhyrjes ndaj Hazrollajt. Djemtë treguan karakter dhe më dhimben që e humbën këtë ndeshje”, është shprehur Alirifa.