Nelson Dida, ish-portieri i Milanit dhe përgatitësi i portierëve kuqezi deri në vitin 2022, e njeh shumë mirë Stefano Piolin, duke qenë se ka punuar nga shumë pranë me të.
Dhe duke parë të gjitha ndryshimet që ka bërë “djalli” këtë verë, braziliani është i bindur se sërish Pioli do të surprizojë, siç bëri sezonin e kaluar: “Mos e gjykoni kaq shpejt Milanin, pasi janë ende në një fazë ndërtimi.
Është e vërtetë që disa ndeshje janë luajtur, disa rezultate jo të mira janë stampuar tashmë, por më besoni.
Kur Pioli do të arrijë që të prekë tastet e duhura, do të shihni çfarë skuadre…
Për Stefanon ka folur gjithmonë koha. Prandaj jepini pak durim dhe do të shihni një Milan super”.