Real Madrid i është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit spanjoll Niko Viliams.
Sipas “OkDiario”, klubi madrilen e ka vëzhguar që disa muaj lojtarin dhe po tentojnë ta transferojnë gjatë verës.
Edhe pse spanjolli do të rinovojë kontratën me Atletiko Bilbaon, pritet të vendoset një klauzolë lirimi të cilën Reali lehtësisht mund ta paguajë.
Sidoqoftë, në garë ndodhet edhe Barcelona që kanë kontaktuar me agjentët e lojtarit javë më parë.
Mirëpo, përparësia për Real Madridin është që dëshira e lojtarit është ta veshë fanellën e bardhë.