Empoli ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Salernitanës, në takimin e javës së gjashtë të Serie A.
Empoli i shqiptarëve shënon golin e parë dhe shijon fitoren e parë.
Futbollisti Baldanzi është autor i golit të fitores në minutën e 34-të.
Portieri Etrit Berisha u paraqit nga minuta e parë dhe futbollisti Stiven Shpendi ka luajtur deri në minutën e 73-të.
Berisha e Shpendi i gëzohen fitores së parë.
Empoli renditet në vend të 19-të me 3 pikë sa ka edhe Salernitana një pozitë më lart.