Inzaghi i beson formacionit të derbit!
EmailInteri pret Sassuolon për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat, pas startit fantastik me 5 fitore në po kaq ndeshje të luajtura.
Në një “San Siro” të mbushur sërish nga tifozeria zikaltër, Simone Inzaghi nuk zgjedh të bëjë ndryshime, duke i besuar 11-shes më të mirë, asaj me të cilën mposhti bindshëm Milanin 10 ditë më parë.
Nga ana tjetër, Sassuolo vjen me moral të lartë pas fitores me Juventusin dhe do të provojë të befasojë Interin në shtëpi, teksa trajneri Dionisi i ka besuar sërish Nedim Bajramit nga minuta e parë.