Girona, një skuadër e frikshme, të paktën në shtatë javët e para në kampionatin spanjoll.
Girona me rezultate po e çmend Spanjën, lider i ri dhe ka lënë pas Realin e Barcelonën.
Edhe Villareali është “viktimë” e Gironës, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.
Girona kthehet me tre pikë të arta dhe merr kreun e tabelës.
Parejo (49') kaloi në epërsi “nëndetësen e verdhë” por sa vlen kjo kur ke para një ekip motivuese si Girona që gjithçka përmbysi në minutat vijues me golat e futbollistëve Dovbyk (56') e Garcia (61').
Girona një qytet nga Katalonia, me mbi 100 mijë banorë, po mahnit La Ligan.
Girona kryeson me 19 pikë, pasojnë Reali 18, Barcelona 17, Athletic Bilbao 16, ndërsa VIllareali zë vendin e 14-të me 7 sosh.