Malisheva është mposhtur nga Llapi me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.
Vendasit ishin duke udhëhequr 2-0, por Llapi në fund triumfoi me rezultat 2-3.
Malisheva ka reaguar nëpërmjet një komunikate, ku pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtarët e ndeshjes.
Klubi bardhekaltër ka paralajmëruar se do të bëj ankesë në FFK.
"Disa nga momentet kyçe të cilat ndryshuan rrjedhën e lojës dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar
– Na mohohet penaltia nga VAR
– VAR nuk e rikthen ekzekutimin e penaltisë së Llapit edhe pse shihet qartazi se lojtari futet në zonë para se të ekzekutohet penaltia.
– Në vend se të jepet faul në favor tonin, ndëshkohemi me penalti.
– Ndëshkohemi me 7 kartonë gjatë ndeshjes shumica prej tyre për reagim.
Kudo në botën e futbollit reagohet ndaj vendimeve të gjyqtarit, te ne ose duhet ta pranosh autoritetin e gjyqtarit me përulësi ose ndëshkohesh.
– Dhe më absurdja jepen 17 minuta lojë shtesë, 14 vetëm në pjesën e dytë.
Në një univers normal, bazuar në rrjedhën e lojës nuk mund të jepeshim më shumë se 3 minuta.
Klubi zyrtarisht do të bëj ankesë në FFK lidhur me rrjedhën e lojës së sotme", reagon Malisheva.