Ky mund të jetë sezonin i fundit që Carlo Ancelotti të jetë duke e drejtuar skuadrën e madhe spanjolle dhe evropiane, Real Madridin.
Kjo pasi drejtuesit e “Los Blancos” janë duke kërkuar një trajner të ri dhe duket se emri tashmë është identifikuar.
Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, mund të zëvendësojë Carlo Ancelottin si pasi kontrata e italianit do të skadojë verën e ardhshme, raporton “Cadena SER” .
Aktualisht, Xabi Alonso po udhëheq garën për t'u bërë trajner i ardhshëm i “Los Blancos”, por klubi ende nuk ka finalizuar favoritin e tyre.