Nedim Bajrami realizoi golin e parë sezonal në kampionatin italian të futbollit. 24-vjeçari nga Tetova, shtangu Interin dhe portierin Yann Sommer me goditjen e tij të fortë.
Goli i lojtarit të kombëtares shqiptare, nisi përmbysjen e Sassuolos, që siguroi tri pikë fantastike në “San Siro”, duke i shkaktuar skuadrës së Simone Inzaghit humbjen e parë.
Merr tri pikët ndaj Villarreal, Girona ngjitet në krye të La Liga/ Reali bind ndaj Las Palmas
Bajrami u vlerësua me nota pozitive nga shtypi italian për takimin e zhvilluar kundër zikaltërve, sfidë ku u arrit triumf i jashtëzakonshëm.