Hera e parë në historinë e klubit!
La Liga ka një kryesues të ri. Janë katalanas, por nuk quhen Barcelona.
Janë modestët e Gironës, të cilët pas shtatë javëve të para kryesojnë kampionatin me 19 pikë, 1 më shumë sesa Reali i Madridit dhe +2 nga Barcelona.
Viktima e radhës e skuadrës që për herë të parë në historinë e saj kryeson La Ligën dhe që ka vetëm katër sezone në elitë, u bë Vijareali.
“Nëndetëset e verdha” u fundosën 2-1 në shtëpinë e tyre pavarësisht se kaluan në avantazh me Parehon në fillim të pjesës së dytë. Por Dovbik dhe Garsia përmbysën rezultatin.