Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastian Heller, ka befasuar me deklaratën e tij për “Bild”, kur kujton titullin e humbur sezonin e kaluar. Titull që u humb në minutat e fundit të javës së fundit.
Lojtari mungoi për një pjesë të gjatë të sezonit të kaluar, pasi u diagnostikua një vit më parë me një tumor në testikuj.
“Humbja e titullit në Bundesliga ishte një moment më i keq se ai kur u giagnostikova me një tumor në testikuj. Ai moment në fushë më dhembi shumë”, tha Heller.
Më tej, sulmuesi i Dortmund, vijoi: “Nëse je i sëmurë nuk mund të bësh asgjë.
Duhet ta pranosh dhe ta kalosh. Por në atë ndeshje ne e kishim titullin në duart tona. Mund ta vendosnim vetëm ne atë titull dhe e humbëm”.
“Për fat të keq duhet të pranojmë me dhimbje se bëmë disa gabime dhe morëm vendime të gabuara.
Rastet e humbura të shkatërrojnë. Mendon se çfarë mund të kishe bërë më mirë.
Vjet mësova shumë gjëra, sidomos gjatë sëmundjes, që të mos lejon gjerat negative të më mbysin”, tha Heller.