Mesfushori i Milan, Yacine Adli, foli për mediet italiane pas fitores 1-3 ndaj Cagliarit.
Adli u shpreh se e priste me padurim këtë mbrëmje, pasi ndaj Cagliarit luajti sfidën e parë të këtij sezoni.
“E prisja këtë mbrëmje, dhashë gjithçka për të përjetuar një moment si ky, e tregova se mund ta ndihmoj skuadrën.
Për këtë fanellë do të luaja edhe si mbrojtës i krahut”-shprehet Adli.