Agjentinasi Jorge Sampaoli, në orët e ardhshme pritet të shkarkohet nga Flamengo pasi u eliminua nga kupa Libertadores në fazën e 1/16 dhe në kampionat renditet në vendin e 7-të.
Sipas mediave braziliane, 63-vjeçari argjentinas do të zëvendësohet nga Tite.
Ish-trajneri i Brazilit, i cili e drejtoi në dy Botërorët e fundit, do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2024.
Ai tashmë ndodhet në Rio de Zhaneiro për të përfunduar negociatat me ekipin e Flamengos.