Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka kritikuar “modus operandi” e Real Madridit. Në veçanti ka kritikuar televizionin zyrtar të klubit madrilen, “Real Madrid TV”, pas derbit të humbur ndaj Atletico Madrid, të dielën e kaluar.
Kur u pyet për këtë, Tebas shpjegoi: “Real Madrid TV është një kanal që i nënshtrohet administrimit dhe shërbimit publik.
Si e përdor atë Real Madridi?
Nuk guxoj të them se po falsifikon konkurrencën, por çfarë konstatoj është se nuk hyn në kanunet e ‘fair play’ sportiv, sidomos në raportet para ndeshjeve, ku përdorin mbiemra të caktuar…
Nuk i di qëllimet e Real Madridit me ato imazhe, por ‘fair play’ që një transmetues televiziv publik sigurisht duhet ta ketë primar në informimin e përditshëm”.