Dukagjini ka fituar një pikë përballë Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ndeshja u mbyll, 2:2 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i lumtur me ecurinë e rezultateve dhe mbledhjen e pikëve.
Sipas trajnerit pësimi i golave është problematik, megjithatë në fazën ofensive ka përmirësim.
“Nëse e marrim momentin e fundit në ndeshje, kemi mundur edhe të humbim.
Por në përgjithësi, në gjithë ndeshjen kishim raste dhe kontrollë të lojës. Po flasim shumë, po punojmë e po kërkojmë të jemi më të vetëdijshëm nga lojtarët që kanë bagazh, por në futboll, këto gjëra ndodhin.
Djemtë nuk u zhgënjyen dhe luajtën deri në fund të ndeshjes. Victor Hugo është lojtar polivalent, edhe si portier mund të paraqitet mirë.
Me afrimin e Bujar Shabanit, Hugo ka luajtur në krahun e djathtë, ku ne kemi nevojë. Hugo ka luajtur në këto sezonet e fundit, aty ku po luan Shabani. Ka edhe djem të rinj që po e presin rastin.
Morëm pikë, po e vazhdojmë serinë e pikëve. Kemi përmirësim, por pësimi i golave është problematik. Megjithatë, në fazën ofensive ka përmirësim”, është shprehur Dallku.