Leonardo Bonucci foli në konferencë për shtyp në lidhje arsyet që e shtynë të vendoste të transferohej në Gjermani.
Bonucci konfirmoi interesimin e Lazio-s përpara se të shpjegonte pse ai preferoi aventurën e Bundesliga-s para bardhekaltërve.
Bonucci shpjegoi:
“Kisha dy opsione për të zgjedhur mes Lazio-s dhe Union Berlin-it. Në fund të gushtit zgjodha Union Berlin.
Pashë dy ndeshjet e para të Bundesliga-s dhe isha shumë i lumtur që erdha këtu për atmosferën, tifozët, ekipin.
“Më pas fola me trajnerin dhe vendosa të pranoj ofertën e Unionit për të përjetuar atë që ndoshta do të jetë sezoni im i fundit”.
Bonucci më pas shtoi:
“Kam luajtur për njëzet vjet në Itali dhe mendoj se ky vendim është shumë i rëndësishëm sepse në fund të karrierës sime dua të jem trajner.
“Mendoj se ky vendim ma hap mendjen për gjëra të ndryshme si mënyra e jetesës dhe metodat e stërvitjes, gjëra që janë krejtësisht të ndryshme në Gjermani në krahasim me Italinë".