Manuel Neuer është një hap larg rikuperimit të plotë dhe shumë shpejt do të kthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Ndoshta që këtë javë, duke u kthyer në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Leipzig, ose ndoshta ndeshjen e ardhshme.
Kjo është ndjesia e drejtorit sportiv Christoph Freund, i cili ka sqaruar gjendjen e portierit të Bayern Munich për T-Online.
“Rikthimi i Manuel-it është afër. Duhet të kalojnë vetëm pak ditë që ai të kthehet në formacionin titullar”, tha Christoph Freund, duke sqaruar se portieri tani është në fazën e fundit të rikuperimit.
Më pas, thuajse për të ndalur entuziazmin: :Sigurisht që do të duhet të bëjë kujdes sepse ka humbur shumë kohë dhe do të jetë e vështirë.
“Në këtë fazë është e rëndësishme që të shpërndajë saktë ngarkesën sipas mundësive të tij. Shpresoj që në ditët ose javën e ardhshme ai të kthehet në shërbim të plotë dhe të stërvitet me ekipin”.
Kujtojmë se Manuel Neuer ka qenë i ndalur që nga fillimi i sezonit, kur me pushime pësoi një dëmtim në gju.