Dhimbje koke për Tuchel

Futboll

Dhimbje koke për Tuchel

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:45
Bayerni

Suksesi me rezultatin 0-4 në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë kundër Preusen Mynshter ka lënë pasoja jo të vogla në kampin e bavarezëve.

Serzh Gnabri theu krahun në përplasjen e fortë me portierin kundërshtar Shenk, e cila rezultoi fatale në vijimin e lojës për sulmuesin e kampionëve të Bundesligës.

Raporti pas sfidës prezantoi lajm të hidhur për planet e Thomas Tuchelit.

Konkretisht radiografia tregoi se ai e ka të nevojshëm operimin në krah, teksa goditja ishte aq tronditëse saqë ia ka thyer parakrahun. Por situata e lëndimeve nuk ndalet me kaq. Kim dhe Upamekano munguan në duelin e mësipërm, e ku problemet shëndetësore ia bënë të pamundur prezencën.

GNABRI-Serzh do të operohet ditët në vijim pasi theu parakrahun në luftën për topin e parë, por ndërhyrja e gabuar nga Shenku ia theu parakrahun sulmuesit gjerman. Ai mund të qëndrojë jashtë deri në nëntor, teksa trajneri Tuhel shpreson që ta ketë gati për “Klasiken” me Dortmundin.

DE LIGT-Trajneri i Bajernit së fundmi e ka bërë fakt të kryer mungesën e Matis de Ligt në duelin me Lajpcigut, e cila vështrohet si tej mase e rëndësishme në ruajtjen e kreut, marrë në konsideratë distancën e ngushtë mes të dyjave, aty ku edhe Leverkuseni gjendet në listën e ekipeve favorite për të rrëzuar bavarezët nga “froni” i kampionëve: “Riaftësimi i De Ligtit nuk po ecën brenda pritshmërive dhe ai e ka të pamundur inkuadrimin në përballjen e radhës. Me shumë gjasa kundër Kopenhagenit do të jetë i freskët”, pohoi shkurtimisht tekniku i rekordmenëve gjermanë. Goli ndaj Bohumit dha sinjale se De Ligt i kishte hedhur pas krahëve problemet fizike dhe marrëdhëniet e tensionuara karshi Tuhelit, por gjuri i nxirë ia ka prishur të gjitha planet.

UPAMEKANO-Një ditë para duelit në raundin e parë të Kupës, ishte e sigurt se Upamekano do ta niste nga minuta e parë, por seancat e fundit përgatitore dhanë indikacione negative te stafi. Mbrojtësi francez ndjeu shqetësime gripale me dhimbje stomaku dhe nuk është parë dje në stërvitje. Ekziston mundësia që 24-vjeçari të jetë kundër “demave”, por gjasat janë të pakta, shto mungesën e seancave normale me grupin, pra do të ishte jo në kushte të përshtatshme.

KIM-Mbrojtësi më i mirë në etapën 2022-2023 me Napolin erdhi me bujë të madhe në Mynih, ndonëse ende nuk e ka shijuar golin e parë apo të inkuadrohet në lartësinë e Upamekanos si qendër e prapavijës. Takimi me Bohumin solli goditje në kofshë. Tuhel s’dha siguri nëse koreani do të jetë i gatshëm të shtunën.

MYLER-Futbollisti më i vjetër në bazë të viteve me fanellën e Bajernit nga grupi aktual (Tomas Myler) ka të njëjtin problem si Upamekano, virozë gripale, me dhimbje të forta stomaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat