Real Madridi piketon kapitenin e skuadrës së Premier Ligës!
Real Madridi do të tentojë transferimin e sulmuesit të Totenhemit, Son Heung-Min në merkaton e verës së ardhshme.
Përveç Kilian Mbapesë, “Los Blancos”, duan edhe shërbimet e kapitenit të “Spërsave”.
31-vjeçari korean është pjesë e klubit anglez që prej vitit 2015 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në 2025-ën.
Pavarësisht kësaj Reali do të bëjë të pamundurën që kjo lëvizje të ndodh.