Besim i palëkundur

Futboll

Besim i palëkundur

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:34
Erik ten Hag

Drejtuesit e Manchester United janë të kënaqur me punën e Erik ten Hag, edhe pse ky sezon nuk ka nisur shumë mirë.

“Djajtë e Kuq” renditen pas javës së gjashtë në vendin e nëntë në Premier Leagie. Me 9 pikë të grumbulluara.

Tri fitore dhe po kaq humbje për United, që dështoi edhe në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions kundër Bayern Munchen.

Gjithsesi, optimizmi në kampin e kuq është i madh dhe besimi kundrejt teknikut holandez i palëkundur.

Dhe drejtuesit po përgatitin rinovimin me Ten Hag, të cilin duan të mbajnë gjatë në “Old Trafford”.

53-vjeçari ka kontratë deri në 2025, por tek United duan ta zgjatin më shumë bashkëpunimin me të.

Një vendim që konfirmon pozitat e palëkundura të trajnerit, por edhe një mesazh i qartë për lojtarët.

Të cilët duhet të shtojnë një marsh më shumë dhe të nisin një seri fitoresh, ashtu si presin edhe tifozët e shumtë të skuadrës së njohur.

United rikthehet në fushë të shtunën. Përballë Crystal Palace në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat